Lajme

Rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 890 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH;së”

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën