Sport

Rashica viziton shokët, i motivon para lojës me Çekinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përkundër që është i lënduar dhe s’do të ketë mundësi të luajë në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, Milot Rashica ka gjetur kohë për të shkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” po e mbajnë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjet kundër Çekisë.

Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Express shihet se Milot Rashica po qëndron përkrah sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihut, dhe menaxherit të skuadrës, Bajram Shalës.

Ai ka ardhur në Prishtinë për t’i vizituar dhe motivuar bashkëkombësit e vet para ndeshjes së rëndësishme kundër Republikës Çeke, e cila zhvillohet nesër në orën 15:00.

Republika Çeke shihet si kundërshtari direkt i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që Anglia pritet ta fitojë këtë grup, ndërsa katër Kombëtaret tjera – Kosova, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria – priten të luftojnë për pozitën e dytë, kualifikuese në EURO.

Përveç që në këtë ndeshje Kosova do të përballet me Kombëtare të ranguar më mirë në renditjen e FIFA-s, “Dardanëve” do t’u mungojnë edhe pesë futbollistë të cilët zakonisht janë standardë – Arbër Zeneli, Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

Të martën, Kosova do të përballet edhe me konkurrenten më të fortë në Grupin A, Anglinë, në stadiumin “St.Mary’s” në Angli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv