Sport

Rashica sërish në radarin e klubit të njohur anglez, raportohet se bisedimet kanë filluar

Milot Rashica është duke u lidhur sërish me një transferim tek Aston Villa, shkruan Zeri.info.

Reprezentuesi i Kosovës sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Werder Bremeni, pasi skuadra gjermane nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës 2, raporton “Kicker”.

Rashica ishte i lidhur me një transferim tek Aston Villa edhe në afatin kalimtar të verës së kaluar, teksa spekulimet kanë filluar tani edhe për afatin e kësaj vere.

Nga Gjermania raportohet se klubi anglez tashmë ka filluar bisedimet me Werder Bremenin rreth transferimit të 24-vjeçarit.

Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman edhe për një vit, teksa tek Aston Villa mund të transferohet për 13 milionë funte.

Gjithashtu raportohet se Leeds United ose Southamptoni mund të jenë destinacione të radhës për vushtrriasin.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!