
Ish futbollisti i Vushtrrisë, Valdrin Rashica është bërë me skuadër të re.
Rashica, i është bashkuar skuadrës së njohur finlandeze, Lahti FC.
Lajmi është konfirmuar nga vet futbollisti në rrjetet sociale.
“Jam shumë i lumtur që nga sot do të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mëdha në Finlandë.
Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar mesfushori kosovar.