Sport

Rashica i gatshëm për t’u rikthyer në aksion te Werder Bremen

Florian Kohfeldt ka bërë të ditur se Milot Rashica pritet të përfshihet në skuadër për ndeshjen kundër Freiburgut

Werderi këtë fundjavë luan me Freiburgun dhe pas një kohe të gjatë ‘Raketa’ kosovare pritet të luajë së bashku me skuadrën, shkruan Reporteri.net

Trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt në deklaratën e fundit ka zbuluar se Rashica është në dispozicionin e tij për ndeshjen e ardhshme.

Kohfeldt ka thënë se Miloti është i gatshëm për këtë takim, por jo për 90 minuta të plota pasi së fundi ai është rikthyer nga lëndimi.

“Tri ditë pushim ishin mirë për të gjithë. Unë kam të gjithë futbollistët e mi në dispozicion. Toprak dhe Mohwald nuk mund të luajnë 90 minuta, por janë të gatshëm. Gjithashtu edhe Milot Rashica,” ka thënë Kohfeldt.

Postime të ngjajshme
Sport

A do të luaj Myrto Uzuni sonte kundër Barcelonës?

Sport

Dallku dhe Tamniku në procedurë displinore

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion

Sport

Liga e Kampionëve: Edicioni i ri fillon sonte me disa super ndeshje