Sport

Rashica drejt transferimit në Premier League

Sipas prestigjiozes ‘Football Insider’, sulmuesi kosovar Milot Rashica ka rënë në radarët e klubit anglez të Aston Villës.

Anglezët e kanë kërkuar që verën e kaluar 24 vjeçarin nga Vushtrria, por dy klubet nuk arritën të gjenin marrëveshjen e duhur për transferimin e sulmuesit.

Aston Villa është vënë në kërkim të dy sulmuesve, dhe profili i Rashicës është perfekt pasi mund të luajë në të dy krahët e sulmit.

Milot Rashica ka arritur të shënojë dy gola dhe të japë pesë asistime këtë sezon për ekipin e tij Werder Bremen.

E dy golat e sivjetëm, Rashica i realizoi në dy xhirot e fundit, ndaj RB Leipzig dhe Borussia Dortmund.

Gjithsesi jo vetëm Aston Villa, pasi edhe klube tjera janë në kërkim të vushtrriasit.

Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Wolfsburg e Borussia Dortmund gjithashtu duan transferimin e shqiptarit në verë.

Werder Bremen do ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë mbi 15 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur