Sport

Rashica analizon Werderin dhe veten

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milot Rashica është ndalur të analizojë skuadrën e tij Werder Bremenin dhe veten e tij.

Ylli i Kosovës shprehet për Agjencinë e Shtypit Gjerman se nuk është kënaqur kurrë me veten duke kërkuar gjithmonë më të mirën nga vetja e tij në fushë, ndërsa preferon që ekipi të mos jetë i varur prej tij.

Me shtatë gola dhe 3 asiste deri deri ti je një nga të paktët lojtarë të Werderit që po shkëlqen këtë sezon. Si do ta vlerësoje paraqitjen tënde deri tani?

Gjithmonë përpiqem të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Por, rëndësi ka që të ndihmojë ekipin dhe të jemi të suksesshëm.

Por, a je i kënaqur me statistikat e tua?

Nuk kënaqem kurrë, gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja. Nëse shënoj 10 gola, dua të shënoj 12. Nëse ia dal të realizoj 15 gola, dua të shënoj 20. Duhet të kërkosh gjithmonë të shënosh sa më shumë gola që të jetë e mundur. Mendoj se jam në rregull, por shpresoj të ketë gola të tjerë këtë sezon.

Të konsiderojnë si sigurinë e Werderit. A është kjo arsyeja pse ndihesh nën presion?

Jo, nuk është kjo arsyeja. Kemi shumë lojtarë të mirë. Kur nuk shënoj unë, ka raste që kemi fituar. Ia dalim të gjithë së bashku, jo duke u mbështetur tek një apo dy futbollistë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv