Sport

Ramush Haradinaj me urim të veçantë për fitoren e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mposhtur Moldavinë 1:0, në ndeshjen e fundit të grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, raporton “Zeri.info”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar Kosovën për fitoren.

“Përpara me fitore të reja. Urime Dardanë”, ka shkruar Ramush Haradinaj në faqen e tij në Facebook, përcjell “Zeri.info”.

Takimi i luajtur në stadiumin Fadil Vokrri, iu takoi djelmoshave tanë, të cilët dominuan ndeshjen, duke shënuar një herë dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Golin e vetëm e shënoi Lirim Kastrati në minutën 31.

Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e tretë në grup, me gjithësej pesë pikë të grumbulluara, duke siguruar kështu mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kjo ishte ndeshja e fundit e këtij edicioni në Ligën e Kombeve për këtë edicion. /

Postime të ngjajshme
Sport

Largimi i Mezanit nuk demoralizon Gjilanin, trajneri i ri Sallah Sherifi flet për objektivat e klubit

Sport

Statistikat e Ronaldos dhe Messit në listën e ngushtë për formacionin e vitit

Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri