LajmeSport

Ramush Haradinaj: Ky do të jetë emri i Stadiumit Nacional të Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka “zbuluar” emrin e Stadiumit Nacional të Kosovës që do të ndërtohet në afërsi të Drenasit.

Sipas tij, stadiumi do të quhet “Dardania Arena”.

“Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit.

Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë.

Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide”, ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat