
Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj ishte për ta ndjekur nga afër ndeshjen e javës së parë të Superligës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, duel që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, raporton Gazetasheshi.com.
Haradinaj i shoqëruar me bashkëpunëtor ishte i pranishëm në këtë ndeshje, teksa ishte qëndroi së bashku me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët gjithashtu ishin prezent për ta ndjekur nga afër ndeshjen.
I pranishëm për ta parë ndeshjen nga afër ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Gazeta SHESHI ka siguruar disa imazhe të Haradinajt në stadiumin “18 Qershori”, teksa mori vëmendjen e gjithë publikut.