Sport

Ramos pranon uljen e pagës, por ka një kusht për rinovimin

Ndonëse prej javësh negociatat për rinovimin e kontratës mes Sergio Ramos dhe Realit të Madridit janë ndërprerë, ngjarjet mund të marrin një kthesë të papritur dhe futbollisti mund të mbetet ende në kryeqytetin spanjoll.

Lajmi raportohet nga mediat spanjolle, sipas të cilave mbrojtësi veteran, që mban edhe shiritin e kapitenit te Los Blancos, por edhe te kombëtarja e Spanjës, po merr në konsideratë ofertën e klubit, që parashikon rinovimin me ulje page.

Ramos mësohet se ka udhëzuar menaxherin e tij që të negociojë sërish me Perez dhe të pranojë ofertën për reduktim page, por me kushtin që kontrata e re të ketë vlerë deri në verën e 2023-shit, pasi mbrojtësi synon të marrë pjesë edhe në Botërorin e Katarit më 2022-shin.

Pak javë më parë kapiteni i Los Blancos refuzoi të ulë pagën dhe paralajmëroi se do të largohej nga “Santiago Bernabeu”, por duket se mungesa e ofertave joshëse nga klube të tjera europiane ka bërë që të tërhiqet pas.

Nëse palët do të arrijnë të firmosin bashkëpunimin e ri, atëherë Ramos do të mbyllë karrierën pikërisht te Reali i Madridit, fanellën e të cilit e vesh për të 16-in sezon radhazi, që kur u transferua nga Sevilla në verën e 2005-ës.

Mbrojtësi 35-vjeçar numëron plot 670 ndeshje me fanellën e Los Blancos dhe 101 gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se gjatë këtyre viteve ia ka dalë të fitojë minimalisht një herë të gjithë trofetë e mundshëm për klube.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?