Lajme

Ramiz Lladrovci tregon çka bisedoi në telefon me Hashim Thaçin

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar në detaje bisedën me telefon me ish-Presidentin, Hashim Thaçi në Hagë.

Lladrovci ka thënë se e ka pyetur se si është me shëndet dhe potencoi se Thaçi i ka thënë të vazhdoj t’i fitojë zgjedhjet në Drenas.

Kur unë fola me Hashim Thaçin, pra më erdh në zyrë Abelard Tahiri më mori në telefon z. Thaçi dhe i treguan që jemi në zyrë te kryetari, Ramiz Lladrovci. Ma kaloi në telefon ‘si je kryetar, a je mirë’, ‘si je President, si e ke shëndetin’, ‘po qëndrojmë, fuqishëm jena’, më pyeti ‘si e ke punën, vazhdo fitoj zgjedhjet’.

Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe një pjesë qesharake kur Thaçi e ka kaluar telefonin tek ish-deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ndërsa kryetari i Drenasit ka menduar që është Kadri Veseli.

Gjatë bisedës më tha po ta kaloj edhe dikënd. T’u menu që po më thotë mu mere kryetarin [Kadri Veseli], i kishte thënë z. Selimi mere. Unë tu mendu që është [Kadri Veseli], i thash ‘o kryetar si je’, më tha ‘o kadal, kadal o Ramiz se Rexha jam’ duke qeshë Rexha tu folë. Edhe ne folëm, pyetëm dhe i urova që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë sepse i duhen Kosovës”, tha Lladrovci.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *