Lajme

Ramiz Lladrovci reagon për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka quajtur lajm jo të mirë dorëheqjen e Sejdi Hoxhës nga pozita e kryetarit të PDK-së në Drenas.

Sipas tij dorëheqja nuk i bën mirë as degës e as elektoratit.

“Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Lladrovcit:

Për shkak të interesimit të shumë mediave, pyetjeve të parashtruara rreth dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, z. Sejdi Hoxha, deklaroj si vijon:

Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.

Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale.

Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij.

Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në.

Me anë të një letre të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Sejdi Hoxha, njoftoi sot për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.

Teksa ka bërë të ditura arsyet e dorëheqjes, ai ka thënë se PDK mbetet adresa e tij politike, duke e vazhduar kontributin në Këshillin Drejtues.

“PDK në qendër e ka injoruar dhe e ka neglizhuar situatën e krijuar në Drenas duke mos e trajtuar me seriozitetin që e meriton, prandaj edhe duhet ta mbaj pjesën e përgjegjësisë për këtë situatë. Me qenë se problemet aktuale në degë tejkalojnë kompetencat e mia politike, unë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj qe dega të ndahet pak muaj para zgjedhjeve lokale, sepse kjo do të ju shërbej vetëm konkurrenteve tonë politik dhe askujt tjetër. Prandaj si zgjidhje e vetme e imponuar pa dëshirën time kam marrë vendim që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga pozita e kryetarit të degës në Drenas”, shkruan Hoxha ndër të tjera, transmeton Express.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus