Lajme

Ramiz Lladrovci reagon pas dorëheqjes së Gent Cakajt

Kryeatri i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me anë të një shkrimi në facebook pas dorëhqjes së Gent Cakajt nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Lladrovci ka thënë se Cakaj është një nga personalitet e shkëlqyera të rinisë i cili ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale.

Ai tutje i ka uruar suksese të mëtejshme Cakajt.

Postimi i plotë:Rinia jonë ka shumë mundësi dhe rrugë për të ndjekur, kur merret rruga e përkushtimit dhe kontributit për interesin nacional.

Gent Cakaj është nga personalitetet më të shkëlqyeshme të rinisë tonë, i cili ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale.

Të uroj sukses kudo që je, z. Cakaj.

Kombi ynë është i bekuar me personalitete si Ju!

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel