Lajme

Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK’së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të komunës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK’së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të komunës, shkruan Gazeta Metro.

Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.

Sipas burimeve të Gazeta Metro, Driton Ajazi ka pasur mbështetjen e Ferhat Shalës, Bislim Zogut e Sejdi Hoxhës të cilët nga fillimi ishin kundër kandidimit të Lladrovcit për kryetar të Drenasit.

Ajazi i cili pak minuta më herët zyrtarizoi kandidimin e tij tha se e vlerëson shumë besimin e degës së PDK’së për t’i prirë këtij procesi të rëndësishëm për degën partinë. Ai ka thënë që pret konfirmimin e kryesisë Qendrore të PDK’së për kandidaturën e tij.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fëmija 10-vjeçar i shpëtoi jetën motoçiklistit, ja me çka e shpërbleu policia gjermane

Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë