Lajme

Ramiz Kelmendit i nevojitet sqarim nga spektri politik, për të garuar më 6 tetor

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës në disa legjislatura, ish zv/Kryeminisër në Qeverinë Mustafa dhe biznesnemi i fuqishëm kosovar Ramiz Kelmendi ka qenë i ftuar në ‘RADIO 1’ ku ka shpalosur qëndrimin e tij rreth aktualitetit politik në kohën e zhvillimeve të shpejta dhe të mëdha në skenën politike kosovare.

Kelmendi ka folur për zhvillimet brenda LDK-së dhe ofertat nga subjektet tjera politike me të cilat ka bashkërrugëtuar në periudha të ndryshme për vendin.

Kelmendi që shumë herë është kryqëzuar për aderimin nëpër parti, ka sqaruar me këtë rast arsyet e rrugëtimit të tij politik nga AAK në PDK dhe LDK.

Kelmendi në këtë kontekst thotë se më të gjitha këto subjekte, bashkimi dhe ndarjet kanë ndodhur në tema dhe në kohë të caktuara dhe se ndjehet krenar që arsye nuk kanë qenë temat korruptive ose të interesit personal.

“Mos harroni se në cilëndo parti që kam rrugëtuar në asnjë moment nuk jam përfolur për korrupsion, për interesa të mia personale apo diçka tjetër. Rrugët më të gjithë, në periudha të ndryshme janë bashkuar apo janë ndarë vetëm në tema. Pra unë jam ndërmarrës që kur marrë angazhime, kërkoi hapësirë dhe veprim”.

Ramiz Kelmendi që njihet si personalitet që pavarësisht çdo rrethane, ruan principin e respektit të mandatit ku shërben, ka sqaruar se me LDK-në shumëçka do të qartësohet në ditët në vijim dhe kjo do varet nga një takim i tij me kryetarin Isa Mustafa.

Ai po ashtu ka konfirmuar se interesimi i liderëve politik të vendit për ta pasur Kelmendin në ekip qëndron.

Për oferta, mundësi bashkëpunimi të tilla, Kelmendi pret qartësim pozicionimi në bazë të të cilit më pas do fokusohej dhe ndërtonte premtimet efikase publike të tij.

Tutje Kelmendi ka shtuar se asnjëherë nuk ka qenë ithtarë ndarjeve dhe çarjeve të spektrit politik-institucional por vetëm i ofrimit të tyre.

Kujtojmë këtu edhe rolin e tij në temën e demarkacionit dhe përpjekjen për takim të krerëve shtetëror dhe opozitarë në vilën e tij në Rugovë. Kelmendi thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me asnjë lider porse e ruan krenarinë e tij. /njëshi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat