Sport

Ramadani tregon se ku është problemi te Prishtina

Prishtina ka mbyllur një tjetër 90 minutësh pa realizuar gol, teksa në kuadër të xhiros së pestë barazoi me Llapin në shtëpi (0-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, mbeti me shije të hidhur në fundin e ndeshjes, teksa në prononcimin e zakonshëm pas ndeshjes tregoi defektin e madh të skuadrës së tij.

“Kemi krijuar disa raste ideale, disa gjysmëraste, por nuk ia dolëm të shënojmë. Kemi mungesë qetësie para portës. Përqendrimi nuk është maksimal. Kur nuk shënon, nuk fiton”, deklaroi Ramadani për Art Sport.
“Nëse në shtëpi nuk arrijmë të shënojmë gola, atëherë në udhëtim do të jetë shumë e vështirë. Krijimi i rasteve dhe ndërtimi i aksioneve bëhet shumë mirë, por finalizimi është ajo që na mungon për momentin”, theksoi Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë