Sport

Ramadani i zhgënjyer pas barazimit me Gjilanin

Derbi i javës së 4-të të Superligës në futboll i zhvilluar në “Fadil Vokrri” në mes të Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me barazim 1:1, shkruan Demokracia.com.

Goli i barazimit nga ana e gjilanasve u shënua në minutat shtesë dhe kjo e ka zhgënjyer shumë trajnerin e Prishtinës, Zekiriaj ramazani i cili për “Art Spprt” ka thënë se ky barazim është si humbje.

“Këtë ndeshje e llogarisë si të humbur, duke i marrë parasysh faktorët, avantazhi, një lojtar më tepër dhe eksperienca më e madhe që kemi lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje. Nuk ja fali vetës, nuk ja fali askujt, ishte një barazim i rëndë”.

“Gjithsesi duhet të marrim përgjegjësi dhe të vazhdojmë përpara. Ekipi është ndryshe nga 3 takimet e para, tani me kthimin e Mankendas dhe Abazit po tregojmë një fytyrë tjetër nga ndeshjet e kaluara. Kwtw barazim e llogaris si humbje”.

“Nuk ka lodhje, edhe me Ballkanin edhe me Gjilanin kishim një avantazh në lojë. Përgatitja fizike është evidente, ndoshta na mungon qetësia dhe komponimi më i mirë në fazën e sulmit”.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit