Sport

Ramadani i kënaqur me fitoren ndaj Trepçës ’89, komenton edhe barazimin e Dritës në Pejë

Prishtina ka shënuar fitore të madhe kundër Trepcës ’89 me rezultatin 3-1, duke vazhduar luftën për titullin e kampionit.

Golat për kryeqytetasit i shënuan Endrit Krasniqi dhe dy gola tjere Leutrim Kryeziu, kurse për mitrovicasit realizoi Arbnor Muja.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“E para ju uroj futbollistëve për fitoren. E dyta të luash pas një derbi dhe të përballesh me Trepçën ‘89 nuk është e lehtë. Pjesa e parë kishim mundësi të kalojmë në avantazh, por që nuk e arritëm atë. Ndërsa në të dytën treguam një lojë më të mirë, ku edhe i realizuam golat për ta arritur triumfin”

“Më gëzon vetëm një gjë, ajo që kemi bërë hap fals në fillim. Me vjen keq për Dritën sepse në fund nuk duhet të gabosh. Ndërsa fakti me gëzon që hapat fals i kemi bërë në fillim dhe jemi vetëm 1 pikë prapa dhe deri në fund do të mundohemi të luftojmë për t’u kurorëzuar me titull”

“Otto John pas ardhjes ka bërë testimet fizike dhe njëherë nuk është në gjendje të mirë për të qenë në lojë”, tha Ramdani pas ndeshjes.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien