Sport

Ramadani flet për ndeshjen ndaj norvegjezëve

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, ka mbajtur një konferencë për media një ditë para ndeshjes ndaj norvegjezëve, Bodo/Glimt, e vlefshme në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i bardhekaltërve e ka vlerësuar lartë potencialin e skuadrës norvegjeze, derisa ka potencuar se ekipit tij ka marrë mësim nga ndeshja e kaluar në Uells.

“Skuadra kundërshtare është shumë e disiplinuar dhe taktikisht e fortë, ne kemi marrë mësim nga takimi i fundit ë Uells dhe e dijmë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje ë këtë nivel garash”, deklaroi Ramadani.

Tutje, trajneri shkupjan në tribuna pret edhe mbështetjen masive nga tifozët e tyre “Plisat”.

“Ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët taë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jeë të pranishëm ë numër të madh”, tregoi ai.

Prishtina dhe Bodo/Glimt, do të luajnë të enjten (nesër) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytetin e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar