Sport

Ramadani flet për ndeshjen me Dritën

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ka folur për ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës.

Ai e ka cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm, ku pret që skuadra e tij ta përsërisë ndeshjen e Superkupës.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne, po flas vetëm për klubin tonë, pra ndeshje që ka shumë peshë të madhe për neve. Dhe, nëse ia arrijmë të përsërisim ndeshjen e Superkupës do të ishte mirë. Por, jam i bindur që ajo ndeshje dhe kjo për Kupë do të jenë krejt ndryshe, sepse kundërshtari ka bërë analizat e saj dhe do të provoj të na bllokojë në pikat ku ne ishim të fortë”.

 

“Kemi punuar maksimalisht këto ditë për ta përgatitur këtë takim dhe shpresoj në rezultat pozitiv që do të thotë të kalojmë raundin ku në një garë si Kupa e cila të dërgon në një rrugë më të shkurtër dhe të sigurt për Evropë. Për këtë qëllim do të japin maksimumin nga i pari deri te i fundit”.

“Po, pritet të ketë ndryshime nga përbërja e takimit të Superkupës. Është rritur konkurrenca, janë rikuperuar të lënduarit dhe edhe Mankenda, i cili nuk ishte me ne në Antalya, është përgatitur maksimalisht dhe mund të na ndihmoj shumë”.

 

“Oto John, i takon udhëheqjes së klubit të flas më shumë për këtë rast i cili na ka befasuar të gjithëve dhe sa kam unë informata, faji nuk është as tek ne, as te John, i cili po përballet me mungesë të dokumentacionit të udhëtimit. Shpresojë sa më shpejtë të vije dhe do ta rriste edhe më shumë konkurrencën në ekip”, ka thënë kryetrajneri Zekirija Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja e ligave më të forta në Evropë gjatë 15 viteve të fundit, çka shkruhet për Kosovën?

Sport

Milani dështon të fitojë ndaj Udinese

Sport

Pnishi kërkon në FIFA rreth 32 mijë euro kompensim nga Feronikeli

Sport

Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon