
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
Rama ka zbuluar edhe mesazhet që i kanë ardhur në celular, pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. “Më vinin mesazhe ‘hë mirë je, mirë je’”, tha Rama.
Ndërkohë, Manastirliu tha se ditën e sotme janë planifikuar 60 mjekë e infermierë dhe epidemiologë.
Nga ana tjetër, Silva Bino tha se asnjë dozë nuk është e humbur dhe se organizimi është bërë në mënyrë të tillë që çdo person të vaksinohet në kohën e duhur.