Lajme

Rama tregon nëse ka biseduar me Vuçiqin për Kosovën pas reciprocitetit të targave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin pas takimit me dyer të mbyllura kanë dalë në konferencë për media, raporton Express

Rama është pyetur nga gazetarët a ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas bllokadave të serbëve në Veri të Kosovës.

Ai tha se për këtë çështje nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar, pasi e drejta është në anën e Kosovës.

“Nuk kam pasur një bisedë me Presidentin Vuçiq, apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë në rrjete sociale thonë ‘me vllaun tim Vuçiq’, sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën, dhe kaq. Dhe kjo është shumë e qartë, kështuqë ne jemi apsolutisht në krah të Kosovës, siç është I gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe siç thashë, leximi I çuarjes së Njësisë Speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë në Serbi, është leximi më i gabuar”

“Parafytyrojeni për një moment, le ta parafytyrojë edhe vllau jem atje, sikur të kishte larg qoftë, ndodhur diçka, në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e Shtetit, natyrisht se i takon Kryeministrit këtu në krah, Qeverisë së Kosovës, të marrë qëndrimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar përpara dialogun dhe të mos ngrijë konfliktin”, ka deklaruar Rama.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna