Lajme

Rama për djegien e banerit të UÇK-së në Graçanicë: Kështu vetëm forcohet kujtesa për emrin e Lirisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas djegies së banerit “Liria ka emër” në Graçanicë.

Rama përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ata që djegin simbole apo postera, vetëm se e forcojnë kujtesën për emrin e Lirisë.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, persona të panjohur në Graçanicë kanë djegur banerin ‘Liria ka emër’./Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

E mbijetuara e masakrës së Suharekës bie viktimë e hajnave në QKUK

Lajme

KEDS njofton për punime, në këto qytete e fshatra do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 12 orë

Lajme

Aksident i rëndë tek AKI-ja, brenda ishte gazetari i njohur i T7

Lajme

Elvis Naçi në biznesin e syzeve