Lajme

Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Mos u fshih pas Covid-it, ke qenë bashkë me mjekun peruan…

Pas postimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i kërkonte Edi Ramës që të linte lërë lojërat politike dhe t’u jepte përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën në vend, të shkaktuar nga Covid-19, ka reaguar vetë kryeministri.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”- shkruan Rama në Twitter.

Më herët, Lulzim Basha deklaroi:

“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.

Postimi në fjalë erdhi pak pas atij të Ramës në Twitter mbi raportin e Dick Marty-t për UÇK-në.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”- shkroi Rama./Tch

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt

Lajme

Plaku’ 20-vjeçar i Llapit kritikon të rinjtë: Po e shesin votën për 20 euro, pleqtë e votojnë gjithmonë një parti të njëjtë

Lajme

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë e mbledhura për të

Lajme

Bekin Jashari befason me reagimin e tij pas kritikave të shumta për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren