Lajme

Rama e Vitia tregojnë si do ta zgjedhin problemin e qenve endacakë në Prishtinë

Dy kandidatët për të parin e Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV po diskutojnë për problemin e qenve endacakë, ku të dy kanë dhënë nga një zgjidhje nëse arrijnë të bëhen kryetar i Prishtinës.

Vitia tha se janë ndarë 500 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, ku parashihet ndërtimi i një qendre strehimore për qentë, ku edhe do të bëhet trajnimi i tyre.

“500 mijë euro të investuara vetëm për trajtimin e qenve endacakë. Ndërtimi I një qendre strehimore për trajtimin e qenve endacakë. Trajnimin e qenve endacakë”, tha Vitia në emisioni DebatPernime.

Ndërsa, Rama si zgjidhje të këtij problemi në programin e tij e ka paraparë regjistrimin e qenve nga personat që i mbajnë ata, kështu duke ndikuar që të mbahen përgjegjësi për qentë.

“Problemi kyç i qenve endacakë, qentë që janë në pronësi private që nuk janë të regjistruar, për një moment të caktuar për ndonjë arsye i lëshojnë qentë dhe nuk mund t’i mbajnë dhe këta qentë krijojnë problemin e shumimit të qenve, si proces i kësaj ne do të insistojmë që qentë të regjistrohen në mënyrë që të ketë përgjegjësi ndaj atij qeni.

Do të punojmë me organizatat dhe strehimoret që merren me qentë”, tha Rama.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *