Sport

Rahoveci ka filluar organizmin për Ligën e Parë, rinovime kontratash dhe prurje të reja te ‘Vreshtarët’

Rahoveci e ka marr seriozisht edicionin e ri, ku do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

‘Vreshtarët’ kanë konfirmuar fillimisht trajnerin Senad Alirifa, që është njëri ndër më meritorët në kthimin e Rahovecit në nivelin e dytë të garave, shkruan Gazeta Olle.

Pas kësaj dy lojtarët e parë që erdhën te Rahoveci Lorik Dobratiqi e Egzon Elshani.

Klubi dhe trajneri pastaj iu besuan lojtarëve si Isa Eminhaziri dhe Muhamed Shehu që llogariten si legjenda të klubit, ndërsa rinovoi edhe i riu Besfort Merxha.

Drejtori sportiv, Myrtezan Dula, ka ofruar në dy ditët e fundit në ekip emra si Mikea Avdillari (FC Maliqi- Shqipëri), Edonis Krasniqi (Fc Malisheva) dhe Jozef Lekaj (Dukagjini- Gjakovë).

Krejt në fund Hamid Mullabazi dhe Donat Krasniqi kanë vazhduar edhe për një vit me klubin, duke e krijuar kështu bazën për sezonin e ri.

Sipas shtabit teknik Rahoveci fillon me stërvitje më 12 korrik.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këtë këngë

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!