Lajme

Rafet Rama, banorët e fshatrave nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut

Për më tepër organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas arrestimit t’i dorëzojnë tek policia serbe.

Një histori të padëgjuar dhe aspak të hijshme për policinë shqiptare ka treguar Rafet Rama, i plagosur në ditën kur, para dy dekadash, u vra Luan Haradinaj.

Rama duke treguar historinë e asaj nate të 6 majit 1997 kur një grup luftetarësh kosovarë në krye me Luan Haradinajn, po hynin nga Shqipëria në Kosovë, ka nxjerrë në dritë një ngjarje që pak kush e ka ditur deri tash.

Si mysafir në Frontal të T7, Rama ka treguar se pas vrasjes së Luanit, grupi i luftëtarëve janë kthyer sërish në territorin e Shqipërisë por në atë rast janë arrestuar nga policia shqiptare.

Për më tepër organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas arrestimit t’i dorëzojnë tek policia serbe. Mirëpo, siç ka rrëfyer Rama, kanë qenë banorët e fshatrave ata që nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut.

“Është e dhimbshme, po të mos ishin fshatarët në atë kohë, Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën, pushteti i asaj kohe kishte vendosur t’i kthente në Kosovë. Ky është realiteti”, ka thënë Rama.

Megjithatë banorët e fshatrave përreth kanë rrethuar komisariatin dhe kanë pamundësuar planin e policisë shqiptare.

“Popullata është çuar edhe e kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe atëherë i kanë liruar, kanë lejuar edhe ta varrosin Luanin dhe kanë ardhur të më shohin mua në spital”, ka thënë Rama.

Postime të ngjajshme
Lajme

Raportohet se te martën mund të thirret seanca për të votuar ‘Qeverinë Hoti’

Lajme

Hapet peticioni i Vetëvendosjes, me kërkesën për zgjedhje

Lajme

Dy komunat prej nga vijnë rastet e sotme me koronavirus

Lajme

Edhe gjashtë raste me koronavirus në Kosovë, shërohen 12 pacientë tjerë