Lajme

Qytetarja nga Prishtina bën një paralajmërim për banorët e ‘Arbërisë’

Një qytetare nga Prishtina, ka raportuar se në lagjen Arbëria, afër Komunës së re, një person ose ndoshta edhe më shumë, po hyjnë në hyrjet e hapura të ndërtesave dhe po vjedhin këpucë ose gjësende të tjera, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin “Network Prishtina”, një qytetare ka ndarë një shqetësim me qytetarët e tjerë dhe anëtarët e këtij grupi.

Ajo ka thënë se në lagjen Arbëria po kryhen disa vjedhje.

“Ne lagjen Arbëria (afër Komunës së re) ka disa kohe që po lëviz një person(ose ndoshta me shume) qe po hyjnë ne hyrjet e hapura te ndërtesave dhe po vjedhin këpuce ose gjësende tjera qe lihen ne korridore nga banoret”, ka shkruar kjo qytetare.

Tutje qytetarja në fjalë ka bërë të ditur se edhe vet e ka parë një person mbrëmë që kishte dalë me këpucë në duar nga një ndërtesë.

“Personalisht e pash një person sonte qe ne veshje dukej normal por qe kishte sjellje te çuditshme dhe doli nga një hymje me këpuce ne duar, me vone nga fqinjët kuptova qe iu kish marre kepucet”, ka shkruar tutje ajo.

Në fund e njëjta ka bërë apel që të kenë kujdes të gjithë qytetarët.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë