Lajme

Qytetari rrahet me policin, të dy përfundojnë në spital, pastaj secili shkon në punën e vet

Policia ka raportuar për një sulm ndaj një pjesëtari të vet. Me këtë rast i lënduar ka mbetur edhe në qytetar.

Sipas raportit të Policisë, një qytetar e një policë u rrahën keq të enjten para mëngjesit. Të dy përfunduan në spital. Në fund, policia nuk e arrestoi qytetarin, por e la të shkojë në shtëpi. Nuk dihet nëse janë marrë masa andaj ndaj zyrtarit policor, shkruan lajmi.net

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe që të dy kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

Lajme

Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë

LajmeZgjedhjet 2021

Kaq vota mori Behgjet Pacolli në zgjedhje

Lajme

Vetëvendosja i arrin 61 ulëse në Kuvend