Lajme

Qytetarët e këtyre shteteve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar listën e shteteve, të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19.

Kësisoj qytetarët e këtyre shteteve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR.

Pjesë e kësaj liste janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vet-izolim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit