Lajme

Quni takon Haskukën, ky është mesazh për Agim Veliun

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i LDK-së dhe anëtari i kryesisë, Anton Quni sot ka përçuar mesazh për bashkëpartiakët e tij që mbrëmë kundërshtuan koalicionin me LV-në duke e refuzuar publikisht ofertën e fundit të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe deputeti Quni është takuar sot me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes që udhëheq në këtë komunë.

Quni ka shkruar në Facebook se ka takuar Haskukën në vazhdën e përpjekjeve për të bërë një qeverisje më të mirë lokale.

Ai ka shtuar se si dy partnerë në qeverisje, janë zotuar që do bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve më të mira e më cilësore.

“Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka thënë i njejti./GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet