Lajme

Qeveria Kurti vazhdon shpërfilljen ndaj SHBA’ve e BE’së

Nga Qeveria Kurti po vazhdon këmbëngulja për mos themelimin e Asociacionit anipse kjo është kërkuar vazhdimisht nga SHBA e BE, shkruan Gazeta Metro.

Së fundmi ishte ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e cila tha se Asociacioni nuk do zbatohet pavarësisht se këtë e kishte kërkuar me këmbëngulësi SHBA dhe BE.

Ajo e cilësoi si marrëveshje të dëmshme, dhe tha se nuk e kanë luksin të zbatojnë ‘’marrëveshjet që janë të dëmshme.’’

“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Balkan’, Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë qe t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo para deputetëve.

Nuk ishte vetëm Gërvalla që kundërshtoi themelimin e Asociacionit nga Qeveria Kurti. Njësoj ishte deklaruar edhe zv/kryeministri i parë Besnik Bislimi, i cili pati thënë se nuk do ketë diçka të tillë.

Kujtojmë se SHBA vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin e tyre rreth implementimit të marrëveshje paraprake, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Madje për këtë çështje është deklaruar edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Në reagimin e tyre thuhej se nuk kanë përshkrim për mënyrën se si do zbatohet Asociacioni apo cilado marrëveshje, pasi kjo është marrëveshje që vendoset mes dy palëve në dialog.

“Ne nuk japim ndonjë përshkrim se si kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër, duhet të implementohet. Teknikalitetet e implementimit janë subjekt i marrëveshjes mes palëve”, ka thënë ky zëdhënës i DASH.

Njësoj janë deklaruar edhe nga BE, ku thuhej se Kosova dhe Serbia duhet t’I zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave më shumicë Serbe.

“Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se kjo çështje do të ngrihet në takimet e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, para fundit të këtij viti”, thuhet në komunikatë.
BE ka paralajmëruar se kjo çështje do të ngrihet në takimet e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, para fundit të këtij viti.

“ Për ta bërë këtë, BE -ja si lehtësuese do të trajtojë çështjet e pazgjidhura që dalin nga Marrëveshja e Parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve, “Marrëveshja e Brukselit”, me të dyja palët si çështje prioritare në një nga takimet e ardhshme Kryenegociator para fundit të vitit”./gazetametro.net

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *