Sport

Qeveria Italiane jep dritën jeshile për tifozët

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë letrën në të cilën qeveria e shtetit i jep dritën jeshile për rikthimin e tifozëve në stadium, por kjo do të ndodh vetëm në Olimpico të Romës për ndeshjet e kombëtares në Euro 2020 dhe me kapacitet prej 25 për qindësh.

Qeveria Italiane thotë ‘po’. Evropiani “Italian” tani është i sigurt.

Pak më parë, FIGC mori letrën me të cilën nën-sekretarja për Sport, Valentina Vezzali në emër të qeverisë i ka dhënë dritën jeshile pranisë së spektatorëve.

Megjithatë, kjo do të ndodh për të paktën 25 për qind të kapacitetit – në Stadiumin Olimpik në Romës për katër ndeshje të caktuara.

 

Roma do të presë tre ndeshje në grup – përfshirë ndeshjen e hapjes së turneut midis Italisë dhe Turqisë më 11 qershor – dhe një çerek finale.

Përveç ndeshjes së parë inauguruese më 11 qershor, aty do të luhet edhe ndeshja Itali-Uells, ndërsa më 3 korrik do të jetë ndeshja e fundit që do të zhvillohet.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur