LajmeSport

Qeveria i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin t’i presin çikat e arta të Kosovës në sheshin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për ta pritur ekipin olimpik të xhudos, pas triumfit të tij historik në Lojërat Olimpike Tokio 2020 këtë muaj.

Xhudistët pritet të kthehen nga Japonia në Kosovë sonte rreth orës 20:00, pasi i fituan dy medalje të arta olimpike në Tokio 2020.

Ata do të priten me një ceremoni shtetërore në Aeroprotin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në orën 20:30, në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.

Në një thirrje publike në rrjetin social Facebook, qeveria shkroi: “Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.”

https://www.facebook.com/GOVRKS/posts/127770679524567

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar