Lajme

“Qesharake”, prokrurorja përpIaset me avokatin e Veselit: Gjykata s’duhet ta tolerojë këtë

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka pasur shumë vërejtje nga ana e avokatëve.
Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se është qesharake data e parashtruar nga Prokuroria për fillimin e gjykimit, ndërsa ka thënë se për këtë duhet të ndërhyjë gjykata. Ai ka thënë se do të kenë vështirësi si mbrojtje, në rast se gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së fillon në shtator, ashtu siç ka propozuar Prokruroria.

“Keni dhënë deklaratë qesharake për fillimin e gjykimit”, tha Emmerson. “Gjykata duhet të ndërhyjë dhe ta pyes Prokruroinë se pse po ua bën mbrojtjes kaq të vështirë mbrojtjen e saj”, theskoi avokati britanik.

Ai tha se data e fillimit të gjykimit duhet të caktohet vetëm pasi të jenë marrë parasysh edhe deklaratat e mbrojtjes.

“Data e gjykimit do të jepet pasi janë marrë parasysh deklaratat e mbrojtjes”, tha Emmerson. Ai shtoi se “Prokruroria po përpiqet ta shmangë dhe ta nxjerrë nga rruga mbrojtjen, që të mos përgatitet si duhet”.

“Z.Emmerson, e tham se është shumë herët për ta ngritur datën e fillimit të gjykimit”, ndërhyu gjykatësi Nicolas Guillou, duke ia dhënë fjalën prokurores.

Prokurorja tha se Emmerson po flet gjëra të pasakta, ndërsa tha se parashtrimet e tij janë vetëm çështje retorike.

“Mbrojtja e Z. Veseli foli për elemente shumë të përgjithshme… Kjo është e pasaktë. Është fakt që parashtrimet e mbrojtjes së Z. Veseli janë veçse çështje retorike”, tha prokurorja.

Tutje, ajo tha se kjo nuk duhet të tolerohet nga gjykatësi Nicolas Guillou.

“Kjo është çështje që e kemi dëgjuar nga mbrojtja e Z. Veseli dhe kjo nuk duhet të tolerohet nga kjo Gjykatë”, tha prokurorja.

Në kundërpërgjigjje, avokati Ben Emmerson tha se ai nuk po i drejtohet vetëm një personi brenda Prokurorisë.

“Dua të sqaroj diçka. Mund ta merrni edhe si sulm, por parashtrimi im nuk është se i drejtohet një personi individual brenda Prokurorisë”, tha Emmerson.

Para kësaj seance paragjyqësore, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë