Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina ka marrë fitore të madhe në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:2.

Llapi e ka fituar kryendeshjen ndaj Ballkanit me shifrat minimale 1:0, teksa fitore ka marrë edhe Drita që mposhti me lehtësi Besën në Gjilan 3:1.

Qendresa Krelani, gazetarja e sportit e ka komentuar ndeshjen e Dritës kundër Besës e cila ka thënë se kjo iu ka dashur Dritës, mirëpo takimi sfidues për gjilanasit është ajo ndaj Feronikelit xhiron e radhës.

“Është një ndeshje që iu ka dashur Dritës për t’i fituar tri pikë. Kjo nuk është e mjaftueshme për Dritën. Kishte tri humbje ndaj Prishtinës, kjo nuk duhet t’i ndodh kësaj skuadre. Ndeshjen me Feronikelin e shoh shumë sfiduese për Dritën”, ka thënë “Qeqa” në emisionin “Dueli Sportiv”.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë