Lajme

Qëndron Kastrati në bisedime me LDK-në dhe PDK-në për koalicione

Qëndron Kastrati mund t`i bashkojë forcat me LDK-në dhe PDK-në për rundin e balotazhit në Kamenicë.

Këtë e bëri të ditur vetë Kastrati, i cili në një bisede telefonike për “Front Online” tha se për momentin gjithçka është në nivelin e diskutimeve.

“Ajo që siguroj është që s`do të ketë pazare. Edhe nëse ka me pasë marrëveshje ka me qenë mbi fuqinë politike të secilit subjekt, neve, LDK-së dhe PDK-së. Kriter i dytë është që figurat e konsumuara politike mos me pasë përgjegjësi gjatë mandatit të ardhshëm”, u shpreh Kastrati për “Front Online”.

Kastrati është i bindur se do të triumfojë para kundër kandidatit të tij nga radhët e VV-së, Kadri Rahimaj në garën për kryetar komune në Kamenicë.

“As që diskutohet kjo”, tha shkurt Kastrati.

Në rundin e parë Kastrati u rendit i pari në këtë komunë me 32,69% të votave, kurse Rahimaj i dyti me 30,37%.

Rundi i ri i garimit mes tyre do të zhvillohet më 14 nëntor.

Kamenica është njëra nga 21 komunat ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor, shkaku se në atë të parin më 17 tetor s`pati fitues.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *