Sport

Qemail Elshani largohet nga Drenica, pritet të transferohet te kjo skuadër

Tjetër futbollist është larguar nga skuadra e Drenicës.

Fjala është për Qemail Elshanin, i cili vetë futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij ka konfirmuar largimin nga kuqezinjët.

Ai ka falënderuar shtabin teknik dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza”, gjithashtu ka bërë të ditur se ditëve në vijim të do njoftoj edhe me skuadrën e re.

“Zeri.info” mëson se Elshani do ta vazhdojë karrierën te Feronikeli.

Njoftimi i Qemail Elshanit në Facebook

Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj që më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik FC Drenica, dhe ditëve në vazhdim do t’iu njoftoj për skuadren time të re.

Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto tre vitet e fundit tek FC Drenica, falënderim edhe për tifozërin Shqiponjat e zeza dhe gjithe njerëzit pasionant e dashamir të FC Drenices.

FC Drenica meriton më shumë se sa është bërë, mbi të gjitha për shkak të historis së familjes Jashari!.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri