Lajme

PZAP-ja merr vendim për kandidatin e Nismës që kërkoi rinumërimin e votave në Podujevë

Nisma Socialdemokrate ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujevës.

Kjo parti e cila në Podujevë ka garuar me kandidatin “modest”, Xhemajl Hasani, po pretendon se u janë manipuluar votat.

Sipas ankesës së parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga ky subjekt politik po thonë se për shkak se nuk kanë pasur komisioner në të gjitha vendvotimet, votat e tyre janë abuzuar.

Kështu ata kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave në Podujevë.

“Më datë 29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet. Parashtruesi i ankesës shton se Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ankesa është hudhur poshtë nga PZAP-ja me arsyetimin se pretendimet e Nismës në Podujevë janë të pabazuara në fakte dhe prova.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia