Sport

PUNË E KRYER! Liverpool bën ‘super’ transferimin e parë në merkaton verore

Ibrahima Konate do të jetë transferimi i parë i Liverpoolit për afatin kalimtar veror.

The Reds janë duke tentuar të bëjnë disa ndryshime të vogla në skuadër, në mënyrë që të rikthehen te triumfi në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Konate i ka kompletuar prej ditësh testet mjekësore te Liverpooli.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin anglez, e që njoftimi pritet të bëhet në fund të kësaj jave.

Liverpooli do të paguajë 35 milionë euro për transferimin e mbrojtësit, aq edhe sa është klauzola e tij te Rasenball Sport Leipzig.

Skuadra angleze po ashtu ka refuzuar t’i paguajë 18 milionë euro për Ozan Kabak, me lojtarin që ishte i huazuar nga Schalke.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës