Sport

Publikohet renditja e FIFA-s, ky është pozicioni i “Dardanëve”

FIFA ka publikuar renditjen për muajin janar dhe Shqipëria e Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi kohët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të, kurse Dardanët pozicionet në vendin e 117-të. Lëvizjet në renditje kanë qenë të pakta. Deri në vendin e 32-të nuk ka asnjë ndryshim.

Belgjika vijon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia dhe Portugalia janë në “top 5”, ndjekur nga Spanja, Argjentina, Uruguai, Meksika dhe Italia që renditet në vendin e 10-të. Gjermania është në vendin e 13-të, me Holandën të renditur pas tyre.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro