Sport

Publikohet orari i javës së katërt në Superligë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata e futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së katërt në Superligë.

Kësisoj java e katërt do të luhet në tri ditë, nga dy takime të premten, të shtunën dhe të dielën.

Java e katërt starton me ndeshjen Ballkani – Trepça ’89 të premten nga ora 16:00, ndërsa tri orë më vonë nën ndriçimin e reflektorëve luhet ndeshja Prishtina – Llapi në stadiumin Fadil Vokrri.

Derbi i madh kosovar, Drita – Feronikeli do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00, ndërsa në Skenderaj, Drenica pret Gjilanin, shkruan Gazeta Sheshi.

Për të dielën do të luhen dy sfida të tjera, Ferizaj është nikoqir i Vushtrrisë, ndërsa Flamurtari pret Dukagjinin në kryeqytet.

Orari i javës se katërt në Superligë

E premte

Ballkani – Trepça ‘89 16:00
Prishtina – Llapi 19:00

E shtune

Drenica – Gjilani 16:00
Drita – Feronikeli 16:00

E diel

Flamurtari – Dukagjini 16:00
Ferizaj – Vushtrria 16:00

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv