Lajme

Publikohet ‘non-paper’ i ri, ja çfarë kërkojnë për Ballkanin Perëndimor 5 shtete të BE-së

Katër vende të “Grupit të Vishegradit” – Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, si dhe Austria, i dërguan një non paper të ri udhëheqjes së Bashkimit Evropian, e cila i referohet Ballkanit Perëndimor.

Duke cituar burime diplomatike, portali i Sarajevës Klix njoftoi se dokumenti nuk merret me çështjen e kufijve, por kërkon nga Bashkimi Evropian një mbështetje më të madhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e jashtëm të atyre vendeve gjithashtu kërkojnë që vendet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedime zyrtare për të ardhmen e BE-së, pasi sipas tyre, ata kanë të drejtë dhe duhet të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Është deklaruar me shumë saktësi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e nismës së Konferencës për të Ardhmen e BE, e cila u nis brenda këtij blloku,” thuhet në tekst.

Ministrja e Punëve të Jashtme të BeH Bisera Turkoviq konfirmoi informacionin në lidhje me non paper-in e ri, duke thënë se ajo ishte e njohur me përmbajtjen që ajo e konsideronte jashtëzakonisht të rëndësishme dhe se duhet mirëpritur.

“Dëshira e këtyre pesë vendeve (Grupi Vichegrad dhe Austria) për të përfshirë në bisedimet për të ardhmen e BE vendet që do të bëhen anëtare në një të ardhme të parashikueshme është një sinjal i rëndësishëm që ne nuk do të lihemi të presim gjatë për përparimin drejt anëtarësimit. Në të njëjtën kohë, është mirë për BE, e cila nuk është e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe evropian,” vuri në dukje Turkoviq.

Nisma e grupit të shteteve, siç është njoftuar, duhet t’i dërgohet udhëheqjes së Bashkimit Evropian, përfshirë Komisionin Evropian dhe komisionarin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë