Sport

Publikohet lista e Kosovës U17 për kualifikimet e Evropianit 2022

Përzgjedhësi i Kosovës U17 në futboll, Arsim Abazi, e ka publikuar listën për duelet kualifikuese të Kampionatit Evropian që zhvillohet vitin tjetër në Izrael.

“Dardanët” e rinj nga 6 deri më 12 tetor do të jenë të angazhuar me ndeshjet e Grupit 9 kualifikues, bashkë me Slloveninë, Ishujt Faroe dhe Austrinë. Austria është nikoqire e grupit.

Stërvitjet e grupit do të nisin të dielën, ndërsa më 5 tetor skuadra do të udhëtojë në Austri.

Duelin e parë Kosova e zhvillon kundër Austrisë më 6 tetor në orën 18:30. Dy skuadrat e para në grup do të kualifikohen në raundin elitë.

Ndeshjet finale të Evropianit 2022 për grupmoshën U17 në Izrael do të nisin më 16 maj dhe përfundojnë më 1 qershor.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf