Lajme

Publikohen pamje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Hajvali

Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një shpërthim.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin ku thanë se ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes po vazhdon edhe sot.

“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot. Rasti është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Express ka siguruar pamje afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Në këto pamje shihet se si në momentin e shpërthimit pluhuri mbulon kamerën e sigurisë.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit