Lajme

Publikohen fotot ekskluzive të Gjeneral Soleimani pasi u vra nga Amerikanët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë së SHBA’së në Irak ishin në përcjellje të kolonës që po transportonte Gjeneralin famëkeq iranian Qassem Soleimani, kur ishte goditur nga predha e dronit amerikan, që la të vdekur atë dhe nëntë të tjerë, transmeton Gazeta Metro.

Ushtarët ishin në ndjekje të kolonës së Soleimani kur po udhëtonte drejt aeroportit të ndërkombëtar të Baghdad dhe ishin një kilometër larg tyre kur kolona ishte goditur nga predha e lëshuar nga droni Reaper. Ata ishin në vendngjarje brenda një minutë dhe kishin kryer procedurën e emëruar “vlerësimin i dëmit nga shpërthimi”, duke fotografuar skenën dhe konfirmuar se droni kishte goditur veturën e duhur- dhe atë se Soleimani nuk ishte më.

FOX News i ka siguruar fotot e pasojës së sulmit të 3 janar nga një burim brenda qeverisë amerikane. Disa imazhe rrejti televiziv nuk dëshiron t’i publikoi e të tjerët janë të turbulluara qëllimshëm pasi pamjet janë të rënda dhe të përqendruara në kufomën e Soleimanin që po digjej afër veturës së goditur.

Burimet e Fox News i treguan atyre se njësitet amerikane e kanë bartur trupin e Soleimani nga skena dhe e kanë fikur zjarrin para se formalisht të identifikonin gjeneralin iranian. Ata e fotografuan gjësendet që kishte me vete, mes të cilave një libër poezish dhe një dëng parash kesh. Ai po ashtu bartte revole dhe një pushkë.

Në rrethana normale, telefoni i Soleimani dhe pajisjet tjera elektronike do të merreshin për hetim nga forenzika. Mirëpo, goditje e predhës dhe zjarri që e kishte kapluar si pasojë e kishte hequr këtë mundësi investigimi.

Në prill të 2019’s, Departamenti i Shteti Amerikan kishte njoftuar se Irani ishte përgjegjës për vrasjen e 608 pjesëtarëve të personelit ushtarak amerikan në luftën e Irakut, ku Soleimani ishte përgjegjës për 17 për qind të vdekjeve të personelit ushtarak amerikan në Irak gjatë periudhës 2003 deri 2011.

Burimi që kishte shërbyer në Irak dhe i ka parë fotot i ka thënë Fox News se Soleimani vdiq ngjashëm me mënyrën siç kishin rënë edhe amerikanët që ai kishte vrarë./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat