Sport

PSG shumë afër transferimit të Messit, këto janë detajet e marrëveshjes

Paris Saint-Germain janë shumë afër transferimit të Lionel Messit.

Kjo është konfirmuar nga gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan Zeri.info.

Romano ka bërë të ditur se klubi francez do t’ia ofrojë kontratën e re Messit dhe babait të tij, Jorges, në orët në vazhdim.

PSG do t’i ofrojë kontratë të vlefshme për dy vite (30 qershor 2023). Gjithçka thuhet se është në përputhshmëri me “Fair Playn Financiar”.

Në anën tjetër, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është i hapur për transferim në “Parc des Princes”. Këtë transferim është duke e shtyrë përpara edhe Neymari.

Kujtojmë se Lionel Messi është i lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane