Sport

PSG shënjestron ish-trajnerin e Real Madridit

Një lëvizje e madhe në bankinë është gati të ndodhë në futboll.

Siç raportohet nga programi i mirënjohur televiziv El Chiringuito, PSG ka vënë në shënjestër Zinedine Zidane për stolin, shkruan Demokracia.com.

Për momentin, pozicioni i Pochettino duket të jetë solid, pavarësisht nga disa rezultate të fundit që nuk kanë qenë aq të kënaqshme (gjithashtu në dritën e fushatës faraonike të merkatos së verës).

Prandaj Zizou do të ishte plani B për PSG, nëse gjërat shkojnë keq. Mirëpo, Pochetino nuk besohet se do të mbetet gjatë pa punë pasi rezultatet aspak të mira të Barcelonas kanë bërë që katyalunasit ta mendojnë argjentinasin si zëvendësues të Ronald Koemanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit