PSG takohet me Real Madridin në ballafaqimin e tyre të parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Mauro Icardi është i gatshëm të debutojë nga minuta e parë me fanellën e Paris Saint-Germain.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ish numri 9 i Interit do të jetë partner i Edinson Cavanit në duelin e ardhshëm ndaj Real Madridit, përcjell lajmi.net.
PSG takohet me “Los Blancos” në ballafaqimin e tyre të parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Neymar është i suspenduar kurse Kylian Mbappe ende nuk është rikuperuar nga lëndimi. Andaj, Icardi do të ketë një rast për ta shoqëruar Cavanin në duelin e madh me Real Madridin.